“Defender Europe 21”, Haradinaj i emocionuar me pjesëmarrjen e Ushtrisë së Kosovës

Sot në Durrës ka filluar stërvitja e madhe “Defender Europe 21“, në të cilën merr pjesë edhe Njësia e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka thënë se ka shumë arsye që të jemi krenarë sot për pjesëmarrjen e parë të Ushtrisë së Kosovës në një operacion me përmasa të tilla.
“Ka nisur në Durrës stërvitja e madhe “Defender Europe 21“. Ka shumë arsye që të jemi krenarë sot. E arsyeja më e madhe është pjesëmarrja për herë të parë e Ushtrisë sonë në një operacion të përmasave të tilla. Njësia e FSK-së që po merr pjesë, do të certifikohet për kapacitetet aktuale operacionale. Urime NATO, Urime Shqipëri, Urime Kosovë! Urime Ushtria e Kosovës! Krenar me ju!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.