75 Mall Live Search
17:37 / E Martë, 09 Shkurt 2021 / A. A

Definitive, caktohet lokacioni i takimit Real Sociedad – Man Utd

Manchester United nuk është lejuar të hyjë në Spanjë për të zhvilluar takimin e rrethit eliminues të Ligës së Evropës kundër Real Sociedadit, për shkak të kritereve nga shteti spanjoll.

UEFA në bashkëpunim me klubin spanjoll kanë caktuar Torinon e Italisë si lokacion të ri për të zhvilluar ndeshjen, transmeton Indeksonline.

Dueli do të zhvillohet më 18 shkurt nga ora 18:55.

/Indeksonline/