14:30 / E Diele, 12 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Dega e AKR-së në Ferizaj e kundërshton Labinot Tahirin për koalicionin me LDK-në

Kandidati i AKR-së për kryetar të Ferizajt, Amir Rexhepi ka reaguar ndaj marrëveshjes që kreu i partisë, Labinot Tahiri e ka nënshkruar sot me LDK-në.

Ai ka thënë se marrëveshja e tahirit me Muharrem Svarqën e LDK-së ka qenë për konsum elektoral dhe për pazare politike, përcjellë Indeksonline.

Reagimin e tij, Rexhepi e ka bërë në llogarinë e tij në Facebook:

Per shkak te interesimit te madh te votuesve te mi dhe mediave , kam obligim moral te reagoj publikisht ndaj koalicionit te sotem te LDK-se dhe AKR-se, ne Ferizaj.

Ne emer tim si ish kanditati i AKR per kryetar te Ferizajt dhe si asambleist dhe ne emer te asambleistes znj. Makfire Musa jemi KUNDER kesaj marrveshjes te bere sot nga Kryetari i deges se AKR-se z.Labinot Tahirit dhe Muharrem Svarqes , e cila ka qene marreveshje ne mes te dy kryetaresh partive politike per konsum elektoral, per pazare politike, pa u koordinuar me mua si ish- kandidat per kryetar.Andaj ftoje te gjithe votuesit e mi te mos e mbeshtesin kete koalicion te bere sot ne mes LDK-se dhe AKR-se.

Une do te jem pjese e AKR-se dhe do ti perfaqesoj interesat e qytetareve ne Kuvendin Komunal te Ferizajt.