75 Mall Live Search
11:31 / E Diele, 07 Tetor 2018 / indeksADMonline

Dega e PDK-së në Skenderaj me zgjedhje të brendshme, Lushtaku synon rikthim

Komisoni Zgjedhor i degës së PDK-së në Skenderaj ka mbajtur takimin e këtij organi ku ka diskutuar për përgatitjet për zgjedhjet e brendshme në nivel të degës.

Nga ana e tij, kryetari i degës dhe kryetar i Komisionit Zgjedhor, Sami Lushtaku ka thënë se Dega e PDK-së në Skënderaj  është e përgatitur për këtë proces të rëndësishëm për partinë dhe të ardhmen e saj.

Shkrimi i tij i plotë në Facebook:

Dega e PDK-së në Skenderaj e gatshme për zgjedhjet e brendshme

Komisoni Zgjedhor i degës së PDK-së në Skenderaj ka mbajtur takimin e këtij organi ku ka diskutuar për përgatitjet për zgjedhjet e brendshme në nivel të degës.

Si Kryetar i degës dhe kryetar i Komisionit Zgjedhor më këtë rast u shpreha se, Dega e PDK-së në Skenderaj është e përgatitur për këtë proces të rëndësishëm për partinë dhe të ardhmen e saj. PDK në Skenderaj do të krijojë mundësi të barabartë për t’u zgjedhur dhe për të zgjedhur, për të gjithë anëtarët e PDK-së dhe qytetarët e Skenderajt.

Ftoj intelektualë, mjekë, profesorë, të rinj profesionistë, të gjthë qytetarët që konsiderojnë se mund të japin kontribut në të mirë të vendit, që të bëhen pjesë e procesit zgjedhor duke i siguruar se do të kenë hapësirë të mjaftueshme për të gjithë, që të kontribuojnë në avancimin e politikave dhe programit politik të PDK-së-Dekada e Re.

PDK në Skenderaj gjatë procesit të brendshëm do të mbajë zgjedhje në të gjtha nivelet e organizimit, duke përfshirë kuvendet e nëndegëve, Kuvendin e degës dhe Kryesinë e degës.
#PDKSkenderaj
#DekadaeRe