75 Mall Live Search
15:35 / E Mërkurë, 14 Shkurt 2024 / Z S

Dega e VV-së në Prishtinë me aksion para komunës: PDK-LDK dashuri me interes

Sot, aktivistët e RVV-së në Prishtinë shënuan ditën e dashurisë përmes një aksioni simbolik për “dashurinë” e vazhdueshme mes LDK DHE PDK.

Ky aksion është zhvilluar në objektin e komunës së Prishtinës.

Sipas VV-së,  LDK dhe PDK si çdoherë i ka bërë bashkë interesi individual e edhe ndarjet e qarjet asnjëherë si kanë pasur për qytetarët apo publiken por vetëm për interesat e tyre të ngushta personale.

‘’Dashuria dhe lidhja e tyre vazhdon të jetë vetëm për pazare, tendere e mashtrime. Interesi i bëri bashkë, interesi i ndau. Cikël i vazhdueshëm mes tyre’’, kanë thënë nga VV-ja.

Theksojmë se sot edhe Rinia e Lidhjes Demokratike e Kosovës ka zhvilluar një aksion para Qeverisë./Indeksonline/