10:26 / E Martë, 27 Shkurt 2018 / k.v

Dëgjim i dobët, memorie e dobët

Hulumtimet e reja kanë zbuluar një rrezik në rritje i dëmtimit të dëgjimit i cili është i lidhur me  probleme të kujtesës.

Problemet në të dëgjuar, nënkuptojnë vështirësi për të kujtuar disa të dhëna, sipas një studimi të ri.

Institutet Kombëtare të Shëndetit (NIH) vlerësojnë se 15 për qind e popullsisë së rritur të Shteteve të Bashkuara kanë një formë të humbjes së dëgjimit, transmeton Indeksonline.

Mosha është një faktor i rëndësishëm rreziku për humbjen e dëgjimit. Në të vërtetë, një e katërta e të moshuarve të SHBA, të moshës 65-74 vjeç, si dhe gjysma e atyre të moshës mbi 75 vjeç, kanë një formë të paaftë të humbjes së dëgjimit.

Hulumtimet tregojnë se ndërmjet 15 dhe 20 për qind e atyre të moshës 65 vjeç e lart kanë të ngjarë të kenë probleme me kujtesën si dhe rrezik për sëmundjen e Alzheimerit, si pasojë e probleme me të dëgjuar./Indeksonline/