Dëgjohen lëkundje të tjera tërmetesh në Shqipëri

Një tërmet me magnitudë 4.7 të shkallës Rihter goditi mbrëmjen e djeshme Shqipërinë, rreth orës 22.45 minuta.
Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile dhe Igjeum, epiqendra ishte 3 km në jug të Klosit dhe lëkundjet u ndjenë në të gjithë territorin e Shqipërisë.
Sipas IGJEUM, nata nuk ka qenë e qetë.
Gjatë orëve të para të mëngjesit janë regjistruar edhe disa pas lëkundje të tjera. Deri më tani, nga tërmeti i fortë i mbrëmshëm janë raportuar dëme të lehta në Njësinë Administrative Xibër, Bashkia Klos, në disa banesa ku ka patur plasaritje të mureve, shkruan abcnews.
Në kryeqytet qytetarë të shumtë dolën nga banesat e tyre.
Brenda pak minutash qendra e kryeqytetit u popullua nga automjete të shumta.
Kryetari Erion Veliaj bëri me dije se shërbimet e emergjencës janë në gatishmëri të plotë dhe iu bëri thirrje qytetarëve të sinjalizojnë për çdo problematikë në numrat e emergjencës.
