Dëgjohen shpërthime pranë Ambasadës së ShBA’së në Baghdad
Agjencitë e lajmeve raportojnë shpërthime në Baghdad pranë ambasadës amerikane.
Gazetarët e agjencisë AFP raportuan shpërthime në Zonën e Gjelbër, pjesën shumë të sigurt të kryeqytetit irakian ku ndodhen misionet diplomatike, përfshirë ambasadën amerikane, si dhe organizata ndërkombëtare.
Një dëshmitar për Reuters tha se kishte shpërthime dhe sirena pranë ambasadës, e cila ka qenë objekt i sulmeve të përsëritura që nga fillimi i luftës SHBA-Izrael me Iranin.

