Dëgjoni pak nga kënga e re e Dafinës dhe Marinit
Dafina Zeqiri dhe Marini po sjellin një projekt muzikor.
Dyshja ka bashkuar forcat për një këngë që pritet të jetë ritmike, shkruan IndeksOnline.
Kënga i dedikohet dashurisë, teksa nga video e postuar nga vetë Dafina vihet re se të dytë ishin në sheshxhirim.
Kështu, mund të themi me siguri që kënga do të publikohet bashkë me një videoklip.
Ende nuk dihet data e publikimit, por një gjë dihet me siguri: fansat e të dy artistëve mezi po e presin këtë super duet.

