75 Mall Live Search
13:39 / E Martë, 02 Prill 2024 / AR

Degradon debati në “FermaVip”, banorja e gjuan me shishe Elsa Lilën

Debati mes Elsa Lilës dhe Rigelsa Cybi ka degraduar në dhunë fizike në “Fermavip”, ku kjo e fundit e goditit me shishe këngëtaren.

Mjaft e qetë, artistja nuk iu kundërpërgjigj me dhunë konkurrentes por vazhdoi duke shijuar verën.

Debati mes vajzave filloi për shkak të akuzave të Elsës se modelja po i ngatërronte të gjithë konkurrentët me njëri-tjetrin.

“Po ik moj injorante që je 50 e sa vjeçe dhe vjen e më del mua me c*ca jashtë e gjera të tjera” – iu përgjigj Rigelsa e acaruar, ndërsa i tha këngëtares “nuk ke shans që ti të flasësh për mua dhe të më kritikosh dhe asgjë, je zero”.