Degradon emisioni, Ariani-Anës: Ti po gënjen, je e pacipë

Emisioni ‘Për’puthën’ po vazhdon të ketë një rrjedhshmëri interesante.
Sot në puntatën e radhës ka plasur debate mes Anës së parë dhe opinionistit Arian Konomit, shkruan Indeksonline.
Madje, ky i fundit, e quajti të pacipë Anën.
Ky reagim erdhi pasi Ana tha se nuk ka pasur kurrë asgjë me Arjonin, ndërsa, Ariani e pyeti si mund të gënjejë ajo deri në këtë pikë, pasi i ka shkuar atij në banesë në ora 05:00 të mëngjesit.
“Dua të jem e vërtetë, nuk ka ndodhur diçka e tillë. Ne jemi përqafuar edhe në prapaskenë. Unë kam pasur një pëlqim, kur ka ardhur në fillim. Dy-tre javëshin e parë. Më pas nuk kam pasur asnjë interes për të. Pas të gjitha situatave, pas takimit tonë të dytë thashë stop, s’është ky njeriu që kisha krijuar në kokë”, tha Ana tutje.
Ja video.