75 Mall Live Search
12:40 / E Enjte, 17 Prill 2025 / k.v

Dehari i thërret përfaqësuesit e partive politike për konsultime

Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, nga Lëvizja Vetëvendosje, në nisje të vazhdimit të seancës, ftoi përfaqësuesit e partive politike për konsultime lidhur me atë se si të vazhdohet më tij.

Ai tha se këto konsultime janë të nevojshme në mënyrë që “të mos bëjmë shkelje procedurale, ligjore dhe kushtetuese”.

Dehari tha se në letrën që presidentja Vjosa Osmani i dërgoi, ajo nuk ofroi një zgjidhje përfundimtare për situatën në kuvend, por kërkoi që partitë të gjejnë vullnet që ta zhbllokojnë situatën në kuvend.