75 Mall Live Search
13:57 / E Diele, 29 Qershor 2025 / MSH

“Dehari kujtoi se në seancë konstituive nuk lejohet debati”/ Kuvendi me raport për seancën e sotme

Kuvendi i Republikës së Kosovës ka publikuar përmbledhje të shkurtër, rreth vijueshmërisë së seancës së sotme konstituive, e 39-a me radhë.

Seanca e sotme u shoqërua me diskutime pas kërkesës së kryesuesit të seancës, Avni Dehari, për propozim të emrave për anëtarë të Komisionit për zgjedhjen e kryetarit me votim të fshehtë, shkruan IndeksOnline.

Me këtë rast, deputetet Time, Kadrijaj, Hykmete Bajrami e Vlora Çitaku mirën fjalën për të kundërshtuar këtë pikë, duke arsyetuar aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.

Në këtë pikë, Dehari ua ndali fjalën.

Këtë gjë e ka sqaruar edhe Kuvendi, që në një deklarim zyrtar thotë:

“Nën drejtimin e kryesuesit Avni Dehari ka vijuar sot punimet seanca konstituive e Kuvendit. 

Kryesuesi Dehari kërkoi nga subjektet politike që nuk i kanë propozuar emrat për anëtarë të komisionit zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, me votim të fshehtë (PDK, LDK, Lista serbe dhe AAK-Nisma), që ta bëjnë këtë. Lidhur me këtë pati mospajtime nga deputetët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së, përkatësisht Vlora Çitaku, Hykmete Bajrami dhe Time Kadriaj. 

Kryesuesi Dehari rikujtoi se në seancën konstituive nuk lejohet debati. 

Më pas përbërja e komisionit, me anëtarët e propozuar në vazhdimet e kaluara të seancës, u hodh në votim. 

Me 53 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi nuk pati kuorum për vendimmarrje. Kryesuesi i seancës paralajmëroi vazhdimin e saj të martën, më 1 korrik, në orën 11:00.”