15:58 / E Diele, 14 Nëntor 2021 / AR

Dehari: Kush nuk voton sot, nuk ka të drejtë të ankohet nesër!

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Dehari, ka njoftuar se ka votuar në raundin e dytë të zgjedhjeve.

Ai thotë se kush nuk voton sot, nuk ka të drejtë të ankohet nesër, raporton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Kush nuk voton sot, nuk ka të drejtë të ankohet nesër!

Vota juaj ka forcën e çelësit magjik, që hap dyert e mbarësissë! Me votën, që sot hidhni në kuti, ju vendosni për të ardhmen tuaj të suksesshme katërvjeçare në komunën ku jetoni!

Ne e hodhëm votën tonë në kuti, hidheni edhe ju!