75 Mall Live Search
09:08 / E Martë, 29 Dhjetor 2020 / OSH

Dehje, ‘party’ e shfrenim në kohë Covidi.. Qindra emigrantë rrezikojnë të dëbohen nga Australia

Rreth 300 emigrant në Australi rrezikojnë të dëbohen nga vendi i tyre,  dhe të mos fitojnë vizatë, meqë nuk përfillën rregullat kundër Covid19, duke bërë kështu në ‘party’ për Krishtlindje, transmeton IndeksOnline.

Kjo është bërë e ditur nga Ministri i Emigracionit Alex Hawke gjatë të martës.

Ai ka deklaruar siç bën të ditur Daily Mail se ishte i shokuar nga skenat që kishte parë në plazhin Bronte gjatë ditës së Krishtlindjes, duke shtuar tutje se qeveria pa hezitim do të marrë vendim për t’i depërtuar ata që ishin të pranishëm e që rrezikuan shëndetin e të tjerëve.

“Normalisht, sipas aktit të migracionit, nëse dikush e rrezikon sigurinë apo shëndetit publik, viza e tyre mund të revokohet apo anulohet”, ka thënë Hawke për 2GB.