Dejan Lovren merr vendimin e papritur: Po mundohem të mos qaj…!

Dejan Lovren sapo ka marr vendimin befasues. Mbrojtësi kroat ka vendosur të pensionohet nga fanela e Kroacisë. Lovren ka regjistruar 78 paraqitje me Kroacinë dhe ka shënuar 5 gola.
Ai është fitues i dy medaljeve, të argjendtën në Rusi dhe të bronztën në Katar.
“E mora këtë vendim me zemër të hapur dhe pas shumë mendimeve. Kjo është mjaft e vështirë për mua, dhe ndërkohë që po shkruaj këtë po përpiqem të mos qaj, por ju tashmë më njihni mirë si një person me zemër dhe emocione të pambuluara. Ka ardhur dita kur më duhet t’i them lamtumirë kombëtares kroate, edhe pse e shoh veten ende si një tifoz i flaktë të kombëtares. Kam ëndërruar që fëmijë që të luaja në turne të mëdhenj, me atë këmishën më të bukur me një shah mbi të. Dhe kjo fanelë më dukej gjithmonë sikur të veshja pelerinën e Supermenit. Ndihesha i fuqishëm, i sigurt, i patrembur, ashtu si heroi im Supermen.E papërshkrueshme.

Do ta kujtoj përgjithmonë 8 tetorin 2009 si debutimin zyrtar për atdheun tim. Ana më e bukur e kësaj historie përfaqësuese është gjithçka që kemi arritur në pesë vitet e fundit. Për të qenë i sinqertë, është ende si një ëndërr e madhe për mua. Dëshiroj të falënderoj të gjithë përzgjedhësit për bashkëpunimin, duke filluar nga i pari im, Slaven Bilić, pastaj përmes Igor Štimac, Nika Kovač dhe Ante Čačić e deri te Zlatko Dalić. Secili prej jush ka lënë diçka pas dhe unë do të jem përgjithmonë mirënjohës sepse kam mësuar shumë nga secili prej jush.

Si më parë, ne qëndrojmë pranë njëri-tjetrit, sepse uniteti ynë është i një rëndësie të paçmueshme për kombëtaren kroate, është forca jonë më e madhe. Faleminderit nga thellësia e zemrës sime” shkruan Lovren në letrën lamtumirëse./Indeksonline/