13:01 / E Mërkurë, 30 Tetor 2019 / indeksADMonline

Dejan Vukiçeviq largohet nga Feronikeli

Sot trajneri, Dejan Vukiçeviq është larguar nga klubi në të cilën qëndroi tre muaj.

Ai ka qenë i pranishëm në stërvitjen e sotme ku është përshëndetur me lojtarët e tij, shkruan gazeta “Sheshi”.

Feronikeli me të nuk ka pasur rezultatet, pasi aktualisht gjendet në pozitën e gjashtë.

Dejan Vukiçeviq ka qenë larg trajneri më i paguar në Kosovë me mbi 8 mijë euro.

Vazhda e largimit të trajnerëve po vazhdon në masë të madhe këtë muaj./Indeksonline/