17:25 / E Mërkurë, 17 Tetor 2018 / indeksADMonline

Dejanoviq që u akuzua për dhunimin e Vasfijes, nuk është më pjesëtar i Policisë së Kosovës

Rrëfimi i dhimbshëm i Vasfije Krasniqi- Godman, padyshim që preku të gjithë!

Njëra nga të mbijetuarat e dhunës seksuale nga lufta në Kosovë, Vasfija, mbrëmjen e së martës dha rrëfimin ekskluziv të përjetimeve të saj atëbotë si një 16 vjeçare.

Ajo u bë e para nga 20000 gra të tjera kosovare të kësaj kategorie, e cila tregoi përkitazi atë se çka i kishte ndodhur disa vjet më parë.

Por sipas raportit të Fondit për të Drejtën Humanitare, ka dy persona për të cilët Gjykata Supreme kishte sjellur aktgjykim për kryerje të veprës penale të dhunimit si krim i luftës kundër popullatës.

Në raport figuron dhe emri i Jovica Dejanoviq, personit në fotografi, ish paramilitar serb njëherit i cili ka shërbyer në Policinë e Kosovës për 16 vjet, person i cili është identifikuar si përdhunues i kosovares Vasfije Krasniqi-Goodman gjatë luftës.

”Policia e Kosovës konfirmon se personi i apostrofuar; J. D. ka qenë i punësuar në PK nga data 12.02.2001 deri më 15.06.2017, kur edhe iu është shqiptuar masa disiplinore Ndërprerje e mardhënies se punës”, ka konfirmuar për Indeksonline, zyrtari për informim i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.