75 Mall Live Search
20:10 / E Mërkurë, 08 Shtator 2021 / AR

Deklarata e Akon për vdekjen e Michael K.William acaron keq fansat

Vdekja e Michael K.William ka tronditur të gjithë fansat e miqtë e tij.

Edhe Akon ka shprehur mërzinë lidhur me këtë lajm, transmeton Indeksonline.

Ai e përshkroi atë si një njeri të mahnitshëm dhe të talentuar e vdekjen e tij e cilësoi si ditë të trishtë.

Më vonë ai bëri disa komentime në rrjetet sociale, duke u shprehur se të famshmit kanë më shumë probleme se njerëzit e varfër.

“Shokë, të famshmit dhe të pasurit kanë më shumë probleme se të varfërit. E dini kur thonë, ‘më shumë para, më shumë probleme’? Kjo është e vërtetë.”

“I dashur Akon, si një nënë beqare me $16 të mbetura deri ditën e rrogës, të lutem mos më thuaj që problemet e tua janë më të mëdha se të miat. Mund të më dërgosh para cash kështu që mund ta përjetoj edhe unë këtë vështirësi,” është komenti tjeter./Indeksonline/