75 Mall Live Search
22:04 / E Mërkurë, 01 Qershor 2022 / AR

Deklarata e Amber Heard pas vendimit të jurisë

Amber Heard ka lëshuar një deklaratë pas humbjes së gjyqit për shpifje ndaj Johnny Depp.

Aktori hollivudian e fitoi gjyqin për shpifje ndaj ish-gruas së tij, pasi juria në Gjykatën e qarkut në Fairfax të Virginias vendosi në favor të tij.

“Zhgënjimi që ndjej sot është përtej fjalëve. Jam zemërthyer që një mal provash akoma nuk ishte i mjaftueshëm për t’i bërë ballë fuqisë joproporcionale dhe ndikimit të ish-bashkëshortit tim”.

“Jam akoma më e zhgënjyer me atë se çfarë do të thotë ky vendim për gratë e tjera. Është një kthim prapa. E kthen orën në një kohë kur një grua që foli dhe foli mund të turpërohej dhe poshtërohej publikisht. E kthen prapa idenë se dhuna ndaj grave duhet marrë seriozisht”, shkruan Telegrafi.

“Besoj se avokatët e Johnnyt ia dolën që ta detyronin jurinë të anashkalonte çështjen kyçe të Lirisë së Shprehjes dhe të shpërfillte provat që ishin aq bindëse përmes të cilave fituam në Mbretërinë e Bashkuar”.

“Jam e pikëlluar që e humba këtë çështje. Por, jam akoma më e trishtuar që duket se kam humbur të drejtën që mendoja se e kisha si amerikane – për të folur lirshëm dhe hapur”, thuhet në deklaratën e aktores.