75 Mall Live Search
23:40 / E Mërkurë, 29 Maj 2019 / indeksADMonline

Deklarata e Brnabiq për të cilën reaguan përfaqësuesit kosovarë, i quajti “njerëz të malit”

Reagime të shumta u bën sonte vonë për deklaratën e fundit që pati kryeministrja serbe, Ana Brnabiq.

Por çfarë saktësisht deklaroi sot Brnabiq drejtuar kosovarëve?

Duke komentuar aksionin e djeshëm të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës në veri, Brnabiq tha se gjithnjë thuhet se në veri janë mafiozët e krimi i organizuar dhe korrupsioni dhe se pjesa tjetër e Kosovës nuk e di nëse është Cyrihu apo Gjeneva.

Ajo madje kërkoi nga politikanët kosovarë që të kenë kujdes me deklaratat e tyre pasi sipas saj po e shfuqizojnë Prishtinë.

“Prishtina nuk mendon në mënyrë racionale për cilësinë e jetës së shqiptarëve e serbëve. Nuk kujdesen njësoj si për shqiptarët që jetojnë në Kosovë. Nuk ka asnjë vizion kur flasim për të ardhmen. Në anën tjetër, Serbia është partner serioz dhe racional vetëm për shkak se është më shumë në paqe me Kosovën”, tha Brnabiq.

Por duke vazhduar tutje deklaratën e saj, Brnabiq nuk hezitoi t’i quaj përfaqësuesit kosovar “njerëz të maleve”.

“Pala serbe ka folur sy më sy me njerëz nga malet që përfaqësojnë Prishtinën dhe terroristët që ishin në Hagë dhe nuk u dënuan për krime”, tha ajo.

Lidhur me këtë deklaratë ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli pati një reagim të ashpër ku ndër të tjerash tha se përderisa ai do të jetë në këtë post, kryeministrja serbe nuk do të lejohet të hyjë në Kosovë derisa bën deklarata të tilla raciste./Indeksonline/