Deklarata e çuditshme e moderatores shqiptare: Ish-in e kam ndihmuar të blejë unazë për të fejuarën

Nuk është hera e parë që Lei Kraja bën deklarata të çuditshme.
Edhe sot, e ftuar në emisonin ‘Ditë pas dite’, ishte trajtuar tema e marrëdhënies me ish-at dhe një nga deklaratat që mori më shumë vëmendje ishte ajo e Lei Krajës, shkruan Indeksonline.

“Ish-in e kam mik dhe e kam ndihmuar të zgjedhë unazën për të fejuarën e tij”, u shpreh moderatorja e njohur.
Me këtë tregoi se nuk ndikohet nga e kaluara, duke ruajtur raporte të shkëlqyeshme me ish të dashurin./Indeksonline/
