75 Mall Live Search
12:02 / E Enjte, 24 Shkurt 2022 / AR

Deklarata e fortë e Ilirit për Donaldin: “Po të vazhdonte me Borën do të fitonte”

Ilir Shaqiri ka folur për herë të parë lidhur me raportet e Donaldit me Borën dhe Beatrix.

I ftuar në Top Albania Radio ai ka thënë se nëse Donaldi do të vazhdonte lidhjen me Borën do të fitonte çmimin e madh.

Duke shprehur vlerësim të lartë për të si lojtar ai thekson se kjo ishte arsyeja që e penalizoi aktorin.

Në qoftë se Donaldi do të kishte qenë inteligjent dhe ta kishte fokusuar veten në situatën me Borën, unë mendoj që do të fitonte. Nuk ndërhyra në raportin e tij me Beatrix sepse nuk kam dashur të interferoj në një lidhje. Donaldit ia thashë që mund ta kishte zhvilluar, mbajtur, interpretuar deri në fund atë që nisi me Borën, por nëse do ta kishte bërë mendoj që publiku do i kishte dhënë atë çmimin që aq shumë dëshironte.”- ka thënë ai.