23:39 / E Hënë, 19 Mars 2018 / indeksADMonline

Deklarata e guximshme: Deputeti shqiptar, 14 mln euro pasuri pa punuar asnjë ditë!

Politologu Afrim Krasniqi i ftuar në Ora News ka folur ndër të tjera edhe për pasuritë që kanë politikanët në Shqipëri.

Sipas tij ka deputetë me pasuri 14 mln euro pa punuar një ditë.

Krasniqi: Imagjinoni të kontrollojmë pasurinë e politikanëve. Unë po shoh këto ditë deklarimet e pasurisë së deputetëve.

I besoj shumë deklaratës që Inspektoratit të Lartë nëse do t’i përballet ku pasuri do të kontrollohet për herë të parë pa short. Unë kam kontrolluar 4 deklarata dhe e kam lënë.

Njëri kish 13 mln euro dhe tjetri 14 mln euro dhe nuk kishte punuar tërë jetën dhe shkon i kërkon qytetarit nëse ka paguar dritat në periferi, ne i kemi në Parlament. Kërkojua që të japim burimet e pasurive dhe shihni se si bëhet pastrimi. Këto janë reformat e mëdha.