Deklarata e këshilltarit të Haradinajt kthehet në hajgare: U zbulua që kosovarët po ikin nga rusët!
Gjatë ditës së djeshme Indeksonline ka publikuar një hulumtim, i cili flet se si Kosova po zbrazet me përmasat e një eksodi.
E lidhur me këtë hulumtim të zhvilluar brenda disa ditësh nuk kanë munguar reagimet e ndryshme.
Halil Matoshi, këshilltar i kryeministrit Ramush Haradinaj me anë të një shkrimi thotë se ikja nga Kosova është lajm i rremë për pushtet dhe për interesa ruse.
E deklaratat e Matoshit, për dikë janë dukur padyshim tejet qesharake.
Aktori i njohur i serialit “O sa mirë”, Jeton Zogjani duke u bazuar në deklaratat e Matoshit thotë se megjithëse vonë u zbulua prapë se prapë se kosovarët janë duke ikur nga rusët.

“Po thu Lile qe Rust jan kah i njekin a?
Po de po, a po e shihni populli eshte si “gjaja” neve jan kah na njekin Ruste na nuk po dime gje!!
Rust kokan tuj na ndjek, hahaahhahahahahhahahahhahhahhahhahah!!”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook- transmeton Indekosnline. /Indeksonline/
