Deklarata e ministave serbë, reagon ashpër Çitaku – kritikon ndërkombëtarët

Ndaj deklaratave të ministrave serb për viktimat kosovare të luftës së fundit ka reaguar edhe ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku.
Çitaku me anë të një reagimi në Facebook, ka thënë se ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq po i kërcënon serbët që janë të gatshëm të japin informacione për varrezat masive në Serbi.
Në këtë kontekst ajo ka kritikuar ashpër ndërkombëtarët për mos-reagimin e tyre.
Postimi i plotë:
Ministri i Jashtëm i Serbisë kërcënon publikisht serbët të cilët janë të gatshëm të ndajnë informacione rreth vendndodhjeve të varreve masive në Serbi
Pastaj, Ministri i Mbrojtjes i Serbisë përdor një gjuhë nënçmuese ndaj shqiptarëve në një deklaratë zyrtare
Mbi 1000 shqiptarë janë zhdukur që nga përfundimi i luftës në ‘99.
Heshtja e bashkësisë ndërkombëtare ende s’ka përgjigjigje.

