75 Mall Live Search
18:32 / E Shtunë, 11 Maj 2019 / indeksADMonline

Deklarata e Mirel Joses pas fitores ndaj Llapit

Trajneri i Prishtinës, Mirel Josa, është ndarë i kënaqur me skuadrën e tij pas fitores ndaj Llapit.

Josa thotë se skuadra e tij ka hyrë që nga fillimi për fitore, ndërsa poashtu potencon se asgjë nuk ka përfunduar.

“Më pëlqyen posaçërisht 20-të minutat e fundit. Ne kemi hyrë që nga fillimi për fitore, por mënyra sesi luajtëm në çastet e fundit ishte e jashtëzakonshme.

Djelmoshat dhanë maksimumin, por kjo ndeshje ka mbaruar ashtu siç deshëm, pra me fitore. Tani duhet të përqendrohemi në dy ndeshjet tjera, e të cilat janë shumë të vështira”, përfundoi ai. /IndeksOnline/