75 Mall Live Search
11:00 / E Hënë, 19 Qershor 2023 / kutia

Deklarata e Modriqit që po frikëson kroatët

Pasi humbi finalen mbrëmë në Ligën e Kombeve ndaj Spanjës, Luka Modriq ka dhënë një deklaratë me të cilën ka frikësuar tifozët kroatë.

Ylli i Real Madridit ka thënë se ka marrë një vendim për të ardhmen e tij te Kroacia, por të njëjtit do ta bëj publik në ditët e ardhshme.

“Unë e kam të qartë vendimin tim, por nuk do ta them sot”, ka thënë mesfushori kroat.

Kjo lë më shumë të nënkuptojë se Modriq do të pensionohet nga fanela e Kroacisë por që nuk ka dashur që të bëj publik këtë vendim në një natë zhgënjimi për këtë shtet./Indeksonline/