75 Mall Live Search
19:42 / E Mërkurë, 01 Mars 2023 / Gj. Sh

Deklarata e Muriqit kryelajm në mediat spanjolle

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, ka fituar “Çmimin Special” nga Komiteti Olimpik i Kosovës në ceremonin e ndarjes së çmimeve për Laureatet e viti 2022.

Anëtari i Mallorkas, në një video ka falënderuar KOK-un për këtë çmim, dhe deklaroi se do të ndihmoj që Spanja të njeh Kosovën si shtet, shkruan IndeksOnline.

“Me këtë fuqi dhe kurajo që kam, shpresoj të ndihmoj shtetin tim, që Spanja një ditë të na njoh edhe si shtet”, ka thënë Muriqi.

E pikërisht kjo deklarat e ”Piratit” ka bërë bujë të madhe te mediat spanjolle, duke e shpërndar deklaratën e tij.

Muriqi po shkëlqen këtë sezon me skuadrën e Mallorcas, ku ka shënuar 10 gola deri më tani dhe është shëndrruar në një lider për skuadrën dhe ka fituar edhe zemrat e tifozeve./IndeksOnline/