75 Mall Live Search
13:00 / E Hënë, 17 Nëntor 2025 / AR

Deklarata e Paris Hiltonit ndez rrjetin

Paris Hilton po përballet me kritika online pasi deklaroi se është një sipërmarrëse “e vetëkrijuar”. Trashëgimtarja 44-vjeçare e familjes Hilton e bëri këtë pohim në një intervistë për Sunday Times, duke u ndalur te fushata e saj, 11:11 Media, e cila vlerësohet rreth 1 miliard dollarë. “Jam e vetëkrijuar. E kam ndërtuar gjithçka vetë. Askush nuk më ka dhënë asgjë në jetën time”, tha ajo.

Deklarata shkaktoi reagime të menjëhershme në Reddit, ku shumë përdorues vunë në dyshim pretendimin e saj. “Po të mos ishe një Hilton, nuk do të ishe kaq e njohur. Po, e ndërtove një identitet publik, por kjo nuk mund të ndahet nga emri dhe pasuria e familjes”, shkroi një prej tyre. Të tjerë theksuan se përfitimet e të qenit pjesë e një familjeje të pasur nuk krahasohen me sfidat e dikujt që duhet të nisë gjithçka nga zero.

Paris foli gjithashtu për marrëdhënien e ngushtë me gjyshin e saj, miliarderin Barron Hilton, duke kujtuar se ai e kishte mbështetur gjithmonë dhe i kishte thënë: “Paris, ti punon më shumë se çdo CEO që njoh”.

Hilton u bë e njohur në fillim të viteve 2000 përmes reality show-t The Simple Life dhe që atëherë ka ndërtuar një karrierë të gjerë në biznes, duke lëshuar parfume, veshje dhe marka të tjera. Sot ajo është CEO dhe kryetare e 11:11 Media, ka një prani të fuqishme në rrjetet sociale dhe është angazhuar edhe si DJ dhe këngëtare.