Deklarata e senatorit Dole që shokoi serbët në vitin 1990: Liria për shqiptarët po vjen, ju pëlqeu ose jo! (Video)
Senatori amerikan Bobe Dole në vizitën e tij në Kosovë bërë në vitn në vitin 1990, për të verifikuar më saktësisht se a po shkelën të drejtat e shqiptarëve, kishte deklaruar para zyrtarëve serb se ajo që ishin duke e përjetuar komuniteti shqiptar siç quhej aso kohë në Kosovë janë duke përjetuar persekutim dhe se ajo formë duhej ndaluar.
“Kam ardhur të ju them qëndrimin e Shteteve të Bashkuara, duke ju falënderuar juve për asistencën dua të ju them se, Liria e shqiptarëve po vjen, iu pëlqeu ose jo juve, të drejtat liritë njerëzore po vijnë, demokracia po vjen”, kishte thënë Dole, përcjell Indeksonline.
Ndërkaq zyrtari i atëhershëm i qeverisë së Serbisë, i kishte thënë se nuk është e nevojshme të bëjnë shumë zhurme për shkak të një komuniteti të pa kënaqur, (duke aluduar në shqiptarët), dhe se serbia sipas tij i respekton të gjitha të drejtat e gjitha komuniteteve.
Ndërkaq Bobe Dole e kishte pyetur me ironi se si do ta siguronte atë se nuk ka ndonjë krizë apo persekutim të shqiptarëve, zyrtari serb i kishe thënë se Serbia i respekton pakicën shqiptare. /Indeksonline/