“Deklarata e Thaçit është vrasje e dialogut”
Deklarata e Hashim Thaçit se nuk do të formohet Asociacioni i komunave serbe është prova më e mirë për autoritetin e Bashkimit Evropian se Kosova s’është duke përmbushur marrëveshjet, deklaroi ministri serb i Mbrojtjes.
“Kjo deklaratë e Thaçit ka vrarë dialogu. Të gjithë e monitorojnë me kujdes se çfarë do të vijë më pas. Me këtë deklaratë ai la për të thënë se marrëveshja e Brukselit dhe çdo gjë që ne kemi diskutuar dhe negociuar nuk do të aplikohet, që do të thotë se nuk ka marrëveshje, marrëveshja, dhe që është një lajm i keq për BE-në”, deklaroi Vulin për TV Pink.
Ndryshe, Thaçi deklaroi dje se edhe pse Kosovës i është bërë padrejtësi e madhe nga ana e evropianëve.
“Ne i kemi plotësuar 95 kushte tash e tri vite duke na vendosur edhe kushtin e demarkacionit me Malin e Zi. Edhe atë e kaluam. Tash përsëri na thonë “hiqeni tarifën e diskutojmë heqjen e vizave” edhe “nxirreni një draft për Asociacion” e tani diskutojmë për heqjen e vizave”, deklaroi Thaçi. /Indeksonline/