16:27 / E Shtunë, 24 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Deklarata e Thaçit pas humbjes ndaj Llapit

Trajneri i Flamurtarit, Arsim Thaqi, është shprehur i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve të tij ndaj Llapit, ani pse u mposhtën 1:0 në fund.

Tekniku kuqezi theksoi që ekipi i tij nuk pati fat.

“Sot vërtetë kemi bërë një paraqitje të mirë duke krijuar disa raste. Goli erdhi në fund dhe mund të them që sot na mungoi fati”, deklaroi Thaqi për Supersport.

“Ne kemi bërë një sezon shumë të mirë. Klubi është një tranzicion, por kemi marrë pikë mjaftueshëm”.

“Na pret një ndeshje për Kupë e cila për ne është shumë e rëndësishme, derisa në xhiron e radhës në Superligë takohemi me Feronikelin, ku udhëtojmë me shumë mungesa, por do të japim maksimumin”, shtoi ai.