75 Mall Live Search
09:10 / E Shtunë, 28 Shkurt 2026 / F.R

Deklarata e Trumpit për regjimin Iranian

Përgjatë fjalimit që ka bërë për të konfirmuar sulmet amerikane, Trump i ka pasur dy fjalë edhe për regjimin dhe forcat iraniane.

Ai u ka thënë pjesëtarëve të Gardës Revolucionare të Iranit që t’i ulin armët dhe ashtu mund të kenë “imunitet të plotë” ose në të kundërtën do të përballen me vdekjen.

Trump i ka thënë popullit iranian që të ketë kujdes dhe të strehohet në vende të sigurta në orët e ardhshme.

“Është shumë rrezik jashtë, bombat do të lëshohen gjithandej. Kur të përfundojmë, merreni në dorë qeverinë tuaj, do të jetë e juaja dhe kjo do të mund të jetë ndoshta mundësia e vetme ndër gjenerata. Për shumë vjet e keni kërkuar ndihmën amerikane, por nuk e keni marrë atë. Asnjë president amerikan nuk ka pasur gatishmëri të bëhet ajo që po e bëj unë tani”, ka thënë mes tjerash Trump./REL/