Deklarata qesharake e kryeministres serbe: NATO dhe KFOR-i ta ndalojnë Albin Kurtin

Kryeministrja serbe, Ana Brnabiq u ka bërë thirrje urgjente bashkësisë ndërkombëtare, konkretisht NATO-në dhe KFOR-in, për ta ndalur, siç thotë ajo, Albin Kurtin.
“I bëj thirrje bashkësisë ndërkombëtare, NATO -s dhe KFOR -it që të reagojnë urgjentisht dhe të përmbajnë Albin Kurtin. Situata është më se dramatike dhe ky është momenti i fundit në të cilin është i nevojshëm një reagim i qartë për të ndaluar politikën e çmendur të ndjekur nga Prishtina”, u shpreh ajo, pas aksionit të Njësisë Special të Kosovës në veri, transmeton Indeksonline
