75 Mall Live Search
18:38 / E Diele, 02 Nëntor 2025 / AR

Deklarata të forta, rikthim e ndarje/ Ja çka bëri bujë këtë javë në showbizin shqiptar

Showbizi shqiptar këtë javë është përfshirë nga debate të forta, reagime të shumta dhe emocione. Nga deklaratat e sinqerta të Elsa Lilës në studion e Arbana Osmanit, tek postimet virale të Gjestit dhe ndarja e bujshme e Leos me Lelen, rrjetet sociale janë ndezur nga diskutimet.

Elsa Lila “thumbon” Albina Kelmendin në emisionin e Arbana Osmanit

Këngëtarja e njohur Elsa Lila ishte e ftuar në emisionin e Arbana Osmanit, ku gjatë intervistës së saj foli hapur për muzikën shqiptare të viteve të fundit.

Gjatë bisedës, ajo pati akuza ndaj Albina Kelmendit: E bëra të famshme me duart e mia, hakmarrja serviret e ftohtë.

Debati është kthyer në një nga temat më të klikuara të javës në mediat rozë. Ndërsa Albina ka vendosur të mos reagojë farë në këtë drejtim duke u marr me jetën profesionale si çdoherë, me përkushtim dhe talent.

Postimi i Gjestit nga menaxhmenti i tij për “Halloween”

Reperi Gjestii është bërë sërish kryefjalë në rrjete pas një fotografie që postoi për Halloëeen. Me mbishkrimin “We don’t do tricks. Only hits.”, produksioni i tij ka lënë të kuptohet se Gjesti mund të jetë në përgatitje të projekteve të reja muzikore.

Fotoja u bë virale në pak orë, duke nxitur komente nga fansat në TikTok e Instagram.

Ndarja e Leos dhe Leles, kënga që ndezi emocionet

Një tjetër ngjarje që trazoi publikun ishte ndarja e Leos dhe Leles, çiftit që për muaj të tërë ishte ndër më të ndjekurit në rrjet.

Leo publikoi një këngë të re menjëherë pas ndarjes, dhe ndjekësit vunë re se tekstet dukej sikur i drejtoheshin ish-partneres.

Ndërsa, Lela përmes një postimi në Instastory,ka reaguar me tone të forta, duke lënë të kuptohet se nuk dëshiron të jetë më pjesë e jetës së tij./Indeksonline/