75 Mall Live Search
13:00 / E Diele, 15 Mars 2026 / b l

Deklaratat e Vuçiqit për bashkëpunimin ushtarak Shqipëri-Kroaci, Bushati: Ballkani Perëndimor s’ka nevojë për retorikë të bazuar në frikë

Ish-kryediplomati shqiptar, Ditmir Bushati tha se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq u kthye te paralajmërimet për “narrativa të rreme mbi kërcënimet nga Shqipëria dhe Kroacia”.

Ai shkroi në X se deklaratat e Vuçiqit erdhën pak pasi ai dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, shkruan një opinion në gazetën gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung për anëtarësimin në BE.

“Vetëm disa ditë pasi Presidenti i Serbisë dhe Kryeministri i Shqipërisë shkruan një opinion në FAZ për pranimin e një anëtarësimi të ‘nivelit të dytë’ në Bashkimin Europian, presidenti i Serbisë është kthyer përsëri te paralajmërimet për narrativa të rreme mbi kërcënimet nga Shqipëria dhe Kroacia”, shkroi Bushati.