Deklaratat ndaj Gonzatos, PS-ja kërkon përjashtimin e Berishës nga kuvendi deri në 60 ditë
Grupi parlamentar i Partisë Socialiste kërkon përjashtimin e Sali Berishës nga punimet e kuvendit, deri në 60 ditë.
Sipas ABCNews.al, kërkesa vjen pas sulmeve që kreu i PD-së i bëri ambasadorit të BE, Silvio Gonzato.
“Kërkojmë marrjen e masës disiplinore ndaj deputetit Sali Berisha, sipas parashikimeve të nenit 65/1, “Përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe/ose në seancë plenare deri në 10 ditë, 30 ditë ose 60 ditë. Thirrjen e mbledhjes së Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën për vlerësimin e masës disiplinore”, thuhet ndër të tjera në shkresën e Grupit parlamentar socialist.

