75 Mall Live Search
17:41 / E Mërkurë, 24 Qershor 2026 / Z S

Ilir Ferati për deklarimet e Hazirit: Mendimet e tij politike janë shumë të thella

Kreu i Komunës së Istogut, Ilir Ferati, i cili është edhe Sekretar i LDK’së, në një intervistë në FRONTAL të T7 ka folur për deklaratën e sotme të Lutfi Hazirit.

Haziri ka treguar se LDK e kërkon pozitën e presidentit për Lumir Abdixhikun ose për vete.

Ferati ka thënë se për këtë deklaratë duhet të kërkohen sqarimet nga vetë Haziri, duke thënë se ish-kreu i Gjilanit ka mendim të thellë politik dhe përvojë shumë më të madhe.

“Mendimet politikë të Lutës janë kogja të thella dhe përvoja politike është shumë e rrallë”, ka thënë Ferati./Indeksonline/