75 Mall Live Search
14:09 / E Enjte, 26 Shkurt 2026 / MSH1

Deklarimet e ish-kryetarit të Kushtetuesës, prokuroria lëshon autorizim për nisjen e hetimeve

Prokurori i shtetit, ka përcjell me vëmendje deklarimin e ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese Enver Hasani, të dhënë në emisionin “Betimi për Drejtësi”, i transmetuar me datë 25.02.2026, i cili ndër të tjera ka deklaruar se për rastin e denoncuar nga ana e tij, nuk është ftuar nga prokuroria.

Marrë parasysh këtë rrethanë, sot prokurori i shtetit ka lëshuar autorizim për Policinë e Kosovës, me qëllim që të ndërmerren veprimet hetimore, konform pretendimeve të Hasanit se i njëjti posedon dëshmi lidhur me çështjen e denoncuar nga ana e tij, krejt kjo në drejtim të zbulimit të veprimeve inkriminuese të personit apo personave të dyshuar lidhur me këtë çështje, si dhe sigurimit të informatave dhe provave shtesë, me qëllim të zbardhjes së tërësishme të rastit.

“Prokurori i shtetit mbetet i përkushtuar që çdo çështje që i vihet përpara ta trajtoj me profesionalizëm dhe në përputhje të plotë me legjislacionin e zbatueshëm të Republikës së Kosovës, me qëllim që për çdo rast të hetohet në tërësi dhe arritjes së drejtësisë për të gjitha palët e përfshira” thuhet në njoftimin e prokurorisë.