75 Mall Live Search
16:28 / E Martë, 14 Qershor 2022 / k.v

​Deklarimi i pasurisë/ Bislimi me të ardhura vjetore rreth 80 mijë euro

Zëvendëskryeministri i parë Besnik Bislimi mbetet ndër zyrtarët me ardhura më të larta në vend.

Bislimi së bashku me bashkëshorten e tij kanë të ardhura vjetore rreth 80 mijë euro.

Ai si zëvendëskryeministër merr pagë vjetore 18 mijë e 788 dhe mëditje 3 mijë e 700 euro.

Ndërsa, për punën si profesor asistent në Universitetin Amerikan në Kosovë(AUK), Bislimi merr pagë vjetore 29 mijë e 533.

Edhe bashkëshortja e Bislimit merr pagë vjetore në AUK 28 mijë euro.

Në formularin e deklarimit të pasurisë, Bislimi ka deklaruar 215 mijë euro kredi për renovim në emër të bashkëshortes.