75 Mall Live Search
13:00 / E Hënë, 09 Mars 2026 / AR

Deklarohen fqinjët e Rihannës pas ngjarjes tragjike: “Ishte e frikshme, dëgjohej ushtima”

Pasi një e dyshuar femër qëlloi disa herë në rezidencën e Rihannës në Beverly Hills, fqinjët e këngëtares kanë folur hapur.

Banorët e shtëpive aty pranë thanë se zhurma e të shtënave u dëgjua në të gjithë lagjen, transmeton Indeksonline.

“Ishte e frikshme. As nuk mund ta imagjinoj të jem në një shtëpi dhe të dëgjoj plumba që shpërthejnë e gjëra të tilla”, tha Keith England, i cili jeton aty pranë, për Fox 11 LA. Ai tha se të shtënat u qëlluan me shpejtësi njëra pas tjetrës: “Bam, bam, bam, bam, bam”.

Një fqinjë tjetër, Isabel Thorne, tha se zhurma jehonte në të gjithë zonën. “Ishte me të vërtetë e fortë dhe në këtë luginë gjithçka jehon. Dëgjon gjithçka”, tha Thorne. “Një e shtënë me armë zjarri nuk është diçka që e pret”./Indeksonline/