75 Mall Live Search
13:24 / E Martë, 28 Maj 2019 / indeksADMonline

Deklarohen nga Bashkimi Evropian për aksionin në veri

Me rastin e operacionit të sotëm të arrestimeve të serbëve në veri të Kosovës, zëdhënësja e BE-së Maja Kocijançiq tha se operacionet e policisë së Kosovës duhet të jenë në përputhje me ligjin.

E pyetur për reagimin e Brukselit ndaj arrestimit të serbëve në veri, zëdhënësja e BE-së u përgjigj se operacionet e policisë në Mitrovicë, të cilat synojnë individë të dyshuar nga i gjithë rajoni dhe pjesa tjetër e Kosovës, bazuar në urdhrin e Gjykatës, duhet të kryhen në përputhje me ligjin.

Ndryshe, Policia speciale e Kosovës sot ka ndërmarrë një aksion në veri ku ka arrestuar të paktën 23 persona, shumica prej tyre policë serbë, të dyshuar për krime dhe korrupsion, si dhe keqpërdorim detyre./Indeksonline/