19:19 / E Mërkurë, 29 Shtator 2021 / AR

Deklarohen nga BE: Vazhdojnë negociatat për gjetjen e një zgjidhje për krizën në veri

Janë deklaruar edhe nga Bashkimi Evropian për zhvillimet në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano përmes një postimi në Twitter ka njoftuar se takimi i kryenegociatorëve të dy vendeve nuk ka përfunduar.

Dialogu: Takimi i kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë i lehtësuar nga Miroslav Lajcak në Bruksel nuk ka përfunduar, negociatat vazhdojnë për të gjetur një zgjidhje për krizën aktuale në veri të Kosovë“, shkroi ai./Indeksonline/