11:25 / E Hënë, 20 Maj 2019 / indeksADMonline

Deklarohet avokati i Currit, tregon se ku ndodhet klienti i tij

Ismet Osmani (Curri) është arrestuar sot nga Policia e Kosovës në një aksion të gjerë të organizuar në lagjen “Marigona” në Prishtinë.

Bashkë me Currin janë arrestuar edhe dy bashkëpunëtorët e tij Ilir Bojku dhe Mentor Maqani.

Sipas burimeve të Indeksonline në arrati nga ky aksion vazhdon të jetë edhe Rrahim Hashimi.

Indeksonline ka kontaktuar avokatin e Ismet Osmanit, Alban Arifi i cili deklaroi se nuk mund të japë ende ndonjë detaj lidhur me rastin.

Ai tha se ende nuk ka përfunduar procedura e intervistimit dhe se nuk mund të japë ndonjë informacion shtesë.

“Ende nuk ka përfunduar procedura pra nuk mund të iu informojë asgjë”, tha ai.

Ndryshe Ismet Osmani vazhdon të jetë në njërën nga stacionet policore në Prishtinë, teksa duhet përkujtuar se operacioni është zhvilluar nga Drejtoria Kundër Krimeve Ekonomike./Indeksonline/