75 Mall Live Search
20:26 / E Mërkurë, 01 Dhjetor 2021 / AR

Deklarohet “Katana”: Në poligon ka ndodhur një vetëvrasje e qëllimshme

Poligoni i shenjëtarisë “Katana” është deklaruar pas vdekjes së B.B. 24-vjeçarit. Ai fillimisht u plagos në atë poligon.

Ata thonë se rasti ka të bëjë me vetëvrasje, ku sipas tyre është e qëllimshme, raporton Indeksonline.

Njoftimi i plotë:

Me qellim te informimit te drejte dhe me qellim te parandalimit te thashethemeve dhe dezinformatave te shumeta, e duke pasur respekt ndaj privatesise se personave te perfshire ne ngjarje, njoftojme opinionin se para pak kohesh, ne poligonin e shenjetarise ka ndodhur nje vetevrasje e qellimshme. Ngjarja ka ndodhur perkunder faktit se jane zbatuar te gjitha procedurat standarde te sigurise.Kerkojme nga te gjithe, e sidomos mediet qe te kujdesen per menyren e informimit dhe te kene respekt ndaj familjes se te ndjerit.Çfaredo informate rreth ketij rasti, do te merrni nga zyrtaret perkates te Policise se Kosoves.