75 Mall Live Search
16:36 / E Enjte, 04 Prill 2024 / L K

Deklarohet Lajçak pas takimit: Kapërcyem disa mospajtime, vazhdojmë shpejt diskutimet në bazë të idesë së BE’së për kompromis

Emisari Miroslav Lajçak ka dalë me një njoftim për takimin e sotëm mes zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi dhe kryenegociatorit serb, Petar Petkoviq.

Ai tha se u mbush pak hapësira për propozimet e palëve, por se diskutimi duhet të vazhdojë.

“Prita një tjetër diskutim me dy kryenegociatorët për një zgjidhje të përkohshme për personat që u preken nga vendimi i BQK-së. Ne ia dolëm të përafrojmë disa qëndrime nga propozimet e palëve. Kam në plan të vazhdoj diskutimet tona së shpejti bazuar në idetë e BE-së për kompromis”, ka shkruar Lajçak.