21:32 / E Mërkurë, 07 Dhjetor 2022 / GF

Deklarohet Policia, a kishte edhe sonte shpërthime në veri?

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të Mitrovicës, Besim Hoti ka thënë se shpërthimet në Veri të Kosovës nuk vinin nga mjetet shpërthyese.

“Bëhet fjalë për mjete piroteknike, nuk janë shpërthime që shkaktojnë efekte shkatërrimi, kanë efekte të zërimit, nuk ka lëndime.

Kur flitet për Lagjen e Boshnjakëve, është një zonë jo një pikë e vetme”, ka deklaruar Hoti në RTV Dukagjini.

Përgjatë të mërkurës së 6 dhjetorit, shpërthime të kësaj natyre dhe njëherit, edhe disa të shkaktuara nga granata dore kanë ndodhur në Veri të vendit.