75 Mall Live Search
11:49 / E Shtunë, 12 Shtator 2020 / indeksADMonline

Deklarohet Policia për aksidentin te Qendra e Studentëve, ka të lënduar

Sot ka ndodhur një aksident me lëndime në kryqëzimin e rrugës “Xhevë Lladrovci – Agim Ramadani” në Prishtinë.

Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Arlinda Rexhepi .

Në vendngjarje kanë dalur njësitë përkatëse të cilat janë duke u marr me rastin.

Me datë 12.09.2020 rreth orës 09:45 në kryqëzimin e rrugës “Xhevë Lladrovci – Agim Ramadani” në Prishtinë, është raportuar për një aksident me lëndime që ka ndodhur mes dy automjeteve. Në vendngjarje kanë dalur njësitë përkatëse të cilat janë duke u marr me rastin”, tha Rexhepi.