75 Mall Live Search
14:12 / E Martë, 02 Shkurt 2021 / AR

Deklarohet Policia për aksionin e PSD: Aktiviteti nuk u paralajmërua, shpërfillen urdhrat dhe u lënduan dy policë

PSD-ja sot ka zhvilluar një aksion kundër VV-së, para objektit të Qeverisë së Kosovës, aksion i cili u përcoll me konfrontime midis Policisë së Kosovës dhe aktivistëve, shkruan Indeksonline.

Nga Policia e Kosovës për Indeksonline thonë se aksioni i tyre nuk ishte i paralajmëruar, madje ata edhe shpërfillën urdhrat e zyrtarëve policorë.

Kështu si pasojë, dy zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime të lehta.

Prishtinë, 02 shkurt  2021 –  Sot rreth orës 12:15 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, një grumbull personash kanë zhvilluar një aktivitet të paparalajmëruar.

Përkundër faktit që këtyre personave u është bërë e qartë nga policia se  veprimet e tilla janë të palejuara, ata duke shpërfillur urdhrat e zyrtarëve policorë, me veprimet dhe sjelljet e tyre kanë penguar zyrtarët policorë në kryerjen e detyrës zyrtare.

Si pasojë e veprimeve të lartcekura dy zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime të lehta përderisa në objektin e Qeverisë janë vendosur grafite.

Aktualisht policia po trajton rrethanat që karakterizojnë ngjarjen përderisa po koordinon veprimet me mekanizmat e tjerë për zbatim të ligjit”, thuhet në përgjigjen e PK-së./Indeksonline/